DannGeeR-ZonnE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ancelotti: Terry është kapiten fantastik

Shko poshtë

Ancelotti: Terry është kapiten fantastik Empty Ancelotti: Terry është kapiten fantastik

Mesazh  -LiiRiiDonn Mon 01 Feb 2010, 20:24

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se goli i fitores i shënuar nga John Terry në ndeshjen kundër Burnleyt mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit.

Terry është nën presion të madh që nga dita e premte, kur u zbulua se ai kishte pasur aferë me Vanessa Perroncel ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge.

“Ai është një djalosh i fuqishëm dhe një lojtarë i shkëlqyeshëm profesional. Çdokush mund të ketë probleme dhe është e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar në detyrë dhe ai e ka bërë këtë”.

“Ajo është jeta e tij private. Kjo është puna. Nuk duhet të themi asgjë pasi ai është shumë profesional, një kapiten fantastik dhe ka bërë një punë fantastike për ne. Të gjithë e përkrahim atë dhe familjen e tij”.

“John Terry është i veçantë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ai shënoi një gol fantastik, që mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit. Ndoshta është një shenjë për përcaktimin e fatit të titullit të Ligës Premier”, ka shtuar Ancelotti
-LiiRiiDonn
-LiiRiiDonn
Admin
Admin

Numri i postimeve : 118
Join date : 01/02/2010
Age : 30
Location : Zheger

http://DannGeeR-ZonnE.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi